“Organizoni sirtarin e çorapeve duke përdorur këtë truk të thjeshtë,” shkroi dyqani në një video në TikTok që ka marrë mijëra shikime. “Ky truk i lehtë ju kursen hapësirë dhe bën që çorapet të ruhen mirë dhe për një kohë të gjatë”.
Nëse keni 20 sekonda kohë të lirë dhe t’i hidhni një sy videos, do të kuptoni mënyrën e duhur se si duhet t’i palosni çorapet sot e tutje. Me siguri që do t’ju “kursejmë” një dhimbje koke në pjesën e sistemimit të sirtarëve tuaj. Një dyqan në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një video përmes së cilës tregon mënyrën e duhur se si duhet t’i palosni çorapet. Duke parë shifrat, videoja duket se ka goxha interes!
Teknika tregon se ju duhet të vendosni çorapet mbi njëra-tjetrën në formë kryqi. Palosni çdo gjysmë të çorapes horizontalisht nga brenda dhe kthejini nga secila anë./hej.al