Në vitin 1800, ushtria e Napoleon Bonapartit marshoi nëpër Alpe në atë që tani është Italia veriperëndimore, në ndjekje të ushtrisë austriake. Ku Napoleoni arriti një fitore vendimtare.
Siç thotë legjenda, kuzhinieri i Napoleonit thuhet se ka shoqëruar shefin e tij në këtë luftë. Pas betejës, Napoleoni ishte i uritur dhe donte darkë. Kuzhinieri arriti të gjente një pulë, disa domate dhe disa përbërës të tjerë nga fshati, dhe kështu lindi receta e “pulës Marengo”. Bonapartit i pëlqeu aq shumë sa u bë pjata e tij me fat dhe e preferuar. Ose kështu thonë ata.
Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus këtë të shtunë përgatiti pikërisht recetën e preferuar të Napoleon Bonapartit.
Përbërësit:
4 fileto gjoksi pule pa kocka, pa lëkurë
½ lugë kripë,
iper i zi i freskët i bluar, për shije
100 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
2 qepë mesatare, e prerë në feta
1 filxhan domate qershi, ose domate rrushi, të përgjysmuara
1/2 filxhan ullinj Kalamata pa kokrriza, të grirë trashë
1/4 filxhan gjethe të freskëta trumze
500 ml lëng mishi
40 gr miell
kërpudha
hej.al