Një numër i madh njerëzish në mbarë botën përjetojnë simptoma të një gjendjeje të veçantë të njohur si Sindroma e Lizës në Botën e çudirave. Emrin e ka marrë nga heroina e Leëis Carroll, e cila u rrit pasi hëngri një kërpudhë.
Sindroma e Lizës në Botën e çudirave ndikon në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë botën përreth tyre dhe mund të shtrembërojë mënyrën se si ata i perceptojnë trupat e tyre dhe hapësirën përreth tyre. Njerëzit që vuajnë nga kjo patologji mund të shohin se objektet dhe fytyrat e njerëzve përreth tyre rriten, ose zvogëlohen në mënyrë dramatike, në një mënyrë madje të frikshme.
Kjo simptomë është vetëm një nga 40 llojet e shtrembërimeve vizuale karakteristike për sindromën.
Disa pacientë gjithashtu tregojnë se shohin pjesë të ndryshme të trupit të ‘shtuara’ tek njerëzit përpara tyre. Mund të shikojnë për shembull krahët e ngjitur me fytyrat. Simptoma të tjera përfshijnë shikimin e njerëzve ose objekteve që lëvizin në lëvizje të ngadaltë, ose duke lëvizur shpejt në mënyrë të panatyrshme.
Sëmundja sulmon edhe sistemin e dëgjimit. Të prekurit mund të dëgjojnë të dashurit duke folur jashtëzakonisht ngadalë, ose shumë shpejt.
Ka nga ata që hedhin hipoteza se vetë autorja mund të ketë marrë frymëzim, për historinë e treguar në Liza në Botën e çudirave, nga shtrembërimet perceptive, ndoshta të shkaktuara nga aurat e migrenës. Të tjerë kanë sugjeruar se Carroll mund të ketë vuajtur nga sindroma, e shkaktuar nga epilepsia, abuzimi me substancat apo edhe një infeksion.
Shkaqet e sakta të sindromës janë ende të mbuluara me mister. Disa thonë se kushte të veçanta si goditjet në tru, tumoret e trurit, aneurizmat, infeksionet virale, epilepsia, migrena, sëmundjet e syve dhe çrregullimet psikiatrike si depresioni dhe skizofrenia përcaktojnë zhvillimin e tyre.
Rreth 30% e adoleshentëve raportojnë përvoja të lehta ose kalimtare të sindromës. Disa ilaçe kundër kollës dhe substanca të paligjshme halucinogjene gjithashtu mund ta shkaktojnë atë. Në shumicën e rasteve, siç sugjeron hulumtimi, sindroma e Lizës në Botën e çudirave tenton të zgjidhet vetë me kalimin e kohës, megjithatë, ndonjëherë simptomat mund të përsëriten. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të hedhur dritë mbi këtë patologji misterioze./hej.al