Sa herë t’ju shkojë ndërmend për të ngrënë diçka, qëroni një karrotë. Jo vetëm që do t’ju shijojë dhe s’do t’ju rëndojë ndërgjegjja, por do kujtoni që jeni duke i bërë shëndetit nder të madh. Për gjithë arsyet në vijim, karotat s’duhet t’i ndani asnjë ditë nga dieta juaj!
1. Kanë veti anti-inflamatore
Një nga arsyet më të rëndësishme, pse duhen konsumuar karrotat, është kapaciteti anti-inflamator. Ato ndihmojnë në parandalimin e dhimbjeve te trupit, dhimbjen e kokës e të stomakut. Mund ti hani të pagatuara ose të pjekura, ky funksion nuk i humbet.
2. Luftojnë kancerin
Karrotat janë të pasura me vitaminë C dhe vitaminë A, në formën e beta-karrotenit, që njihen për stimulimin e rruazave të bardha të gjakut. Kështu, ato e ndihmojnë trupin të luftojë qelizat kancerogjene.
3. Përmirsojnë tretjen
Karrotat janë një nga burimet më të mira të fibrave. Ndihmojnë njerëzit që kanë probleme me tretjen, pasi përmbajnë vitaminë B dhe magnez.
4. Janë të pasura me fibra
Duhet të konsumoni shumë fibra, që të qëndroni të shëndetshëm. Por shumica e njerëzve preferojnë të konsumojnë krundet e grurit dhe tërshërën, në vend të diçkaje më natyrale si karrota. Ajo përmban shumë fibra të dobishme dhe ka shumë pak kalori. Nëse jeni të uritur, hani një karrotë dhe do të keni ndjesinë e ngopjes. Karrota tretet shumë më lehtë se çdo ushqim tjetër, që përmban fibra./hej.al