Vetëm dy ditë pas raportimeve se i ka dhënë fund lidhjes me regjisorin Romain Gavras, ylli i muzikës pop Dua Lipa po përflitet për një lidhje të re. Fansat mendojnë se këngëtarja ka nisur një romancë me këngëtarin dhe tekstshkruesin Omar Apollo. Shkak janë bërë disa foto të dyshes duke u larguar bashkë nga after-party i Balenciaga. Në foto ata shfaqen në makinë dhe duken tejet të qeshur.
Ndërkaq, Omar ka deklaruar se është homoseksual. Rikujtojmë, se Dua dhe Omar filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram pasi u takuan vitin e kaluar në brunch-in e Variety Hitmakers. Ylli i pop-it asokohe publikoi në Instagram një foto në ku ajo pozonte përkrah familjes së saj dhe Omarit.
Dua u nda nga partneri i saj Romain Gavras pas një romance tetë mujore. Kujtojmë se Lipa u pa për herë të parë me regjisorin francez në muajin mars.
Megjithatë, ata bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë, dy muaj më vonë në muajin maj. Por tani thuhet se të dy kanë zgjedhur që t’i japin fund lidhjes dhe të shikojnë jetën e tyre. Këngëtarja ka vendosur që në momentin përpara publikimit të albumit të saj të tretë të fokusohet tek muzika e saj.
Pas publikimit të këngës së saj të fundit ‘Houdini’ muajin e kaluar, ylli 28-vjeçar u nda nga francezi 42-vjeçar. Dyshja u panë për herë të fundit duke shijuar një natë së bashku muajin e kaluar, teksa iu bashkua edhe vëllai i këngëtares. Gjatë verës Dua dhe Romain shijuan pushimet në Greqi, ku nuk mungoi as vizita në Kosovë./hej.al