Liridona Ademaj ishte një vajzë e përkushtuar ndaj bashkëshortit e familjes së saj. Kështu tregojnë ata që e njihin nga afër, e ndërsa dashurinë për bashkëshortin, ajo nuk nguronte ta ndante edhe në rrjetet sociale. Në faqen kryesore të instagramit me të madhe shkruhej në anglisht: Burri është gjithçka për mua!
Gazetarja Fatma Haxhialiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se vajzat e gratë, duhet të jetojnë për veten e tyre, e jo partnerin, sado e madhe të jetë dashuria që ato ndjejnë për të.
“Burri im është gjithcka për mua, thoshte Liridona kur ende frymonte…
Njeriu qe dukej sikur e llastonte me dhuratat, jetën e bukur, apo ndonjë fraze klishe dashurie tek-tuk, ne te njëjtën kohe planifikonte si ta hiqte qafe me vetem 30.000€!!!
Jeta e bukur, qe po ta shikonim nga dritaret e rrjeteve tona sociale mbase do e kishim zili…
Çfarë burri, cfare dashurie, cfare lidhjeje, do belbezonim nen ze…duke harruar dhe njehere se cfare mashtrimi i madh jane dritaret sociale!!!
BURRI ESHTE GJITHCKA PER MUA!
Uroj qe kjo fraze te mos shkruhet me kurre, ne asnje mendje, zemer, ditar, bllok, apo status rrjetesh sociale!
TI JE GJITHCKA PER VETEN TENDE!!!!
TI JE GJITHCKAJA JOTE!!!
Ti jeton per veten, per askend tjeter!!!!
Ju lutem perseriteni para pasqyres me ze; te dua, je gjithcka kam!!!
Ju lutem mesojani vajzave tuaja qe;
S’ka burre qe eshte gjithcka per te, qe ajo eshte e para, qe ajo mjafton, qe ajo eshte e pavarur, qe dritaret e rrjeteve sociale jane genjeshtra, qe te mos krahasohet me askend, QE TE JETOJE PER VETEN! Ajo quhej Liridona Adema”, shkruan Fatma Haxhialiu në rrjetet sociale./ hej.al