Njerëzit e kanë shenjëstruar Kylie-n për një detaj që ata e konsiderojnë të shëmtuar rreth pemës gjigante të Krishtlindjes.
Në një postim në Instagram, ajo tregoi dritat e ndezura të lidhura rreth pemës të gjatë afërsisht 12 metra, teksa në fund të videos, vajza pesëvjeçare e Kylie-t, Stormi shfaqet e mahnitur me pamjen dhe atmosferën e Krishtlindjes.
Megjithatë, fansat u hutuan nga llambadari në ngjyrë kafe, si tub, i varur nga tavani.
“E shtrenjtë nuk do të thotë e bukur, si ai llambadari i shëmtuar,” shkroi një ndjekës në postimin e Kylie-t.
Një tjetër shtoi: “Një humbje e trishtueshme e kohës dhe e energjisë. Një gjë e bukur e shkatërruar nga një llambadar i tmerrshëm”.
Gjithë ato para dhe ju keni marrë një llambadar që duket si një thes me patate,” tha me shaka një ndjekës.
Një komentues i radhës theksoi se: “Fakti që nuk është në qendër me pemën e bën atë të duket edhe më keq”/hej.al