Belen Rodriguez dha një intervistë për mediat italiane plot me lot dhe emocione. Pati gjithashtu shumë rrëfime për shëndetin mendor. Moderatorja italiane, tregoi se si e ka përjetuar fundin e lidhjes me Stefano De Martinon. Për të, martesa është e përjetshme. Në të mirë dhe në të keq. Por duhen dy njerëz që ta dëshirojnë këtë, në mënyrë që ajo të realizohet.
“Kur erdhi sëmundja, Stefano nuk mundi të qëndronte me mua, nuk mundi të më shoqëronte”, u shpreh Rodriguez.
Kur ajo flet për sëmundjen flet për depresionin që përjetoi. Ajo u ndje jo vetëm e braktisur. Stefano De Martino dyshohet se e ka tradhtuar me shumë gra, thotë modelja.
Rodriguez tha se ajo thirri gati një duzinë vajzash për të konfirmuar.
“Por te e 12 ndalova,” deklaroi ajo në TV.
Pas përfundimit të asaj lidhjeje dashurie, depresioni i saj u përkeqësua. Nga 57 kilogramë, kishte arritur 49 kilogramë.
“Ai nuk dinte të bëhej burrë. Nëse unë të shoh që ti po bie, do të të kap dorën dhe do të të ndihmoj të ngrihesh. Ai nuk më donte”, rrëfeu ajo, duke e lënë publikun të habitur.
Si u shërua ajo?
Duke u shtruar në një klinikë, e tmerruar nga mendimet për vdekjen. Dhe dashuria e re. Sot në krah të saj është Elio Lorenzoni. “Nuk do të heq më dorë nga kjo dashuri”, tha me shaka Belen. Ajo tha se ndihej e vogël dhe e mbrojtur, pranë saj. Dhe se më në fund ka gjetur një mashkull të aftë për të qenë pranë saj edhe kur ajo nuk është një yll në skenë, por një grua e zakonshme plot frikë.
Në të njëjtën ditë që u transmetua intervista me ish-bashkëshorten e tij, Stefano De Martino ai ishte i ftuar në një tjetër emision. Prekja e temës së Belenit ishte e pashmangshme.
“Kur marrëdhëniet mbarojnë, ka gjithmonë dy të vërteta, të gjithë kanë të vërtetat e tyre: ka nga ata që duan ta bëjnë publike dhe ta tregojnë dhe nga ata që i mbajnë për vete. Unë vendosa që kurrë nuk do ta bëj publike timen”, shpjegoi ai.
Pse?
Sepse, pohon ai, e do vërtet shumë Belen Rodriguez. Dhe sepse ajo është nëna e fëmijës së tij. Dhe kjo është vetëm ajo që ka rëndësi, sipas Martinos./hej.al