Shkurti është muaji perfekt për të mbjellë frutat, perimet, barishtet dhe disa prej luleve më të dashura.
Në këtë muaj ju mund të vini në përdorim njohuritë tuaja të kopshtarisë dhe të transformoni kopështin apo ballkonin tuaj në një oaz perimesh, barishtesh dhe frutash të larmishme. Muaji shkurt është ideal për mbjelljen e domateve, shalqinit, luleshtrydheve, sallatës jeshile e shumë të tjera.
Perimet
Perimet e klimës së ngrohtë, siç janë domatet dhe specat, kanë nevojë për shumë kohë që të rriten dhe zhvillohen.
Ato duhen mbjellë në muajin shkurt në vazo të cilën duhet ta mbani në ambiente të brendshme.
Më pas, kanë nevojë për 6-8 javë deri në çeljen e filizave të cilat ose mund t’i zhvendosni në kopësht ose në vazo më të mëdha.
Perime të tjera që mund të mbillni në shkurt janë sallata jeshile, patëllxhani, lulelakra dhe lakra.
Në javën e fundit të shkurtit mund të mbillni edhe kastravecin nga fara.
Frutat
Në muajin shkurt ju mund të nisni mbjelljen e shalqinit dhe pjeprit të cilat kanë nevojë për shumë kohë që të rriten e të kenë prodhimtari./hej.al