Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) shtoi iftarin në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale.
UNESCO e pranoi iftarin – vaktin e mbrëmjes që shënon fundin e agjërimit të përditshëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në besimin musliman – si pjesë të katalogut të trashëgimisë kulturore jomateriale të mërkurën.
Aplikimi për këtë traditë sociokulturore u dorëzua bashkërisht nga Irani, Turqia dhe Azerbajxhani.
“Iftari festohet nga muslimanët në perëndim të diellit në muajin e Ramazanit, pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale,” tha UNESCO duke shtuar se kjo praktikë forcon lidhjet familjare dhe të komunitetit, si edhe promovon bamirësinë dhe solidaritetin mes njerëzve.