Pema e re e Krishtlindjes Gucci në Galleria Vittorio Emanuele në Milano, e inauguruar nga kryebashkiaku Beppe Sala ka ngjallur shumë polemika. Nuk është bredhi klasik me degë të gjelbra, drita dhe dekorime por përkundrazi është një instalacion i përbërë nga 78 “pako” dhuratash me simbolin ikonik të shenjës së kuajve të shtëpisë, mbivendosur për të krijuar një strukturë të një peme gati 9 metra e gjatë. “The gift of love” quhet vepra, e pranishme edhe në butikët e shtëpisë së modës toskane, pjesë e gjigantit francez të luksit Kering.
E hapur për publikun, ceremonia e ndriçimit të pemës u organizua nga kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, presidenti, shefi ekzekutiv i Gucci, Jean-François Palus, aktorja italiane, kumbarja e ngjarjes Margherita Buy si dhe Anna Dello Russo. “Vendi ku po qëndrojmë njihet në mbarë botën si simbol i bukurisë së këtij qyteti. Me pemën Gucci me të cilën po dekorojmë Galerinë, duam të përhapim një mesazh gëzimi dhe bukurie me të gjithë ju dhe gjithë qytetin e Milanos”,-tha Palus gjatë ceremonisë.
E hapur për publikun, ceremonia e ndriçimit të pemës u organizua nga kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, presidenti, shefi ekzekutiv i Gucci, Jean-François Palus, aktorja italiane, kumbarja e ngjarjes Margherita Buy si dhe Anna Dello Russo. “Vendi ku po qëndrojmë njihet në mbarë botën si simbol i bukurisë së këtij qyteti. Me pemën Gucci me të cilën po dekorojmë Galerinë, duam të përhapim një mesazh gëzimi dhe bukurie me të gjithë ju dhe gjithë qytetin e Milanos”,-tha Palus gjatë ceremonisë./hej.al