Nga Lira Gjika
Po afrojnë festat e krishtlindjeve dhe vitit të Ri. Kudo shihen pregatitjet, rrugët po ndriccohen e zbukurohen, dyqanet gjithashtu dhe të gjithë, të mëdhenj e të vegjël, janë përfshirë nga atmosfera e festive. Flitet për organizim festash, pushime, dhurata, ushqime të veccanta, pra njerzit janë të përfshirë nga gëzimi i pritjes së festive. Ju prindër e gjyshër, ndër dhuratat që do tu bëni fëmijëve, nipërve dhe mbesave, përfshini edhe librin. Më pas, kur të vijë mbrëmja apo kur fëmijët të shkojnë për të fjetur, shoqëroini dhe lexoni librin sëbashku. Përpiquni të rritur, që jeni pranë një fëmije, të ruani e të zhvilloni dashurinë për librin dhe dëshirën për të lexuar. Tregoini fëmijëve se falë librit, njeriu ka arritur në këto maja të shkencës dhe pa librin asgjë nuk mund të realizohet./hej.al