Një 94-vjeçar i quajtur Leo ka rritur dhe është kujdesur për një kopsht të tërë me lule shumëngjyrëshe për ditën e dasmës së mbesës së tij të vetme. Gjyshi i Cassie Woodard, një ish- marangoz, jeton vetëm në SHBA, dhe për vite të tëra është kujdesur për kopshtin me lule.
Në ditën e dasmës, Cassie ka bërë publike pamjen nga kopshti, ku gjyshi i saj kujdesej për lulet dhe si u përdorën ato në dekorin ditës më të rëndësishme të saj. Kjo video ka emocionuar të gjithë shikuesit e videos virale, për mënyrën se si gjyshi u përkushtua për të dekoruar dasmën mbesës.
“Gjyshi im 94-vjeç rriti dhe i ruajti të gjitha lulet për dasmën time. Ato ishin perfekte”, shkruan ajo krahas videos./hej.al