Një aksesor për të përballuar si duhet motin e ftohtë! Me një mori ngjyrash, kapuçat janë një element i lezetshëm për të plotësuar veshjen dhe stilin dimëror, duke i mbajtur veshën dhe kokën ngrohtë teksa ekspozoheni në të ftohtin e këtyre muajve.
Për një rehati maksimale, zgjidhni një kapuç praktik dhe që mund ta kombinoni lehtësisht me veshjet tuaja. Leshi do të jetë një nga materialet më të disponueshme, por nëse planifikoni të mos qëndroni shumë në ambientet e jashtme të ftohta, mund të zgjidhni kapuça prej materiali merino dhe kashmir.
Ne kemi gati disa sugjerime të lezetshme për kapuçat elegantë që ju duhen të gjitha gocave për kombinimet IN në veshjet e tyre.