Irena Bakalli, arsimtare, Ingrid Xhaja sipërmarrëse, gazetarja Zirina Llambro Eneida Bica, blogere, ishin
të ftuara në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus treguan për udhëtimet e tyre dhe planifikimet në grup ose jo për të marrë eksperiencën e tyre më të mirë nga udhëtimet.
Xhaja u shpreh se nga udhëtimet e saj ka përfituar kënaqësi megjithse është e vështirë të koordinohesh, sërish në grup gjen momentet nga udhëtimi, të cilat do t’i kujtosh më pas.
Të ftuarat treguan episode ku shpesh gjatë udhëtimeve të gjata e të largëta ju kanë ndodhur ngatërresa me oraret, ose vendet për ku po udhëtonin, por sërish nëse je në një grup të mirë me persona pozitivë, ajo që ka rëndësi është “vibe” dhe natyra e grupit për ta kaluar me sportivitet çdo situatë sfiduese gjatë udhëtimeve.
Blogerja Eneida Bici u shpreh se krahas udhëtimeve me shoqërinë, i shijon edhe udhëtimet familjare. Ajo u shpreh se shkon në vende të ndryshme për të vizituar familjarët e saj jashtë vendit, njëkohësisht edhe për të eksploruar vendin se ku shkon. /hej.al