Gazetarja Doreada Mio ishte e ftuar sot në emisionin Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus për të treguar jetën e saj mes Tiranës dhe Beogradit. Mio rrëfeu ngjarja nga jeta e saj në Beograd, por shprehet mirënjohëse për miqësitë e krijuara atje të cilat e kanë ndihmuar edhe të përshtatet më shpejt me vendin.
“Momenti i largimit ishte shumë i shpejt dhe nuk pati shumë diskutime në shtëpi. Vetëm kur shkova atje u kthjellova dhe e kuptova se tani kishte nisur jeta në një vend të ri. Duhet të përshtatesha, por mendja më qëndronte gjithmone te Tirana. Fat për mua ishte që arrita të kem miqësi dhe fqinjësi të mirë. Mike të ngushta që më ndihmuan të kapërcejë pengesën e njohjes së një vendi të ri, si dhe të filloj të kuptoj pak nga gjuha e tyre.
Kur nisa të mendoj si të përfshihem arrita të gjej një master në shëndet publik, të cilin mund ta frekuentoja në gjuhën angleze dhe kështu iu ktheva sërish shkollës dhe studimeve në Beograd.”, u shpreh Mio./hej.al