Në librin kushtuar jetës dhe vepriimtarisë së Ahmet Zogut, historiani Jason Tomes përshkruan ritualin e një dite nga jeta e mbretit Zog duke përfshirë edhe gatimet e tij të preferuara. Sipas të dhënave të publikuara në këtë libër, dëshmohet se Mbreti Zog kishte një ditë të gjatë pune, e cila niste herët në mëngjes në zyrën e tij, ku qendronte duke punuar deri edhe në 14 orë.
Ndaj dhe ushqimin shpesh herë ia çonin në zyrën e tij të punës. Mesa duket, nga përshkrimet e historianit Tomes, Mbreti Zog preferonte gatimet tradicionale.
“Zogu thoshte se ngrihej në gjashtë të mëngjesit e shtrihej në mesnatë. Ai normalisht ishte në studion e tij të mbingrohur në orën tetë të mëngjesit dhe plani i tij i punës zgjatej në 14 orë në ditë.
Në libër shkruhet mbi lidhjen e fortë të mbretit Zog me nënën e tij Sadije, me të cilën ai bënte shëtitje të gjata në kopshte dhe që gjithashtu kujdesej edhe për ushqimin e tij dhe recetat e preferuara.
Pjata më e preferuar e Mbretit Zog sipas librit ishte ajo e Patëllxhanëve të mbushur. Një recetë tipke e gatuar brez pas brezi në kuzhinën shqiptare në të gjitha trevat.
Helga Beja përgatiti për Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus recetën e preferuar të mbretit Zog.
“Ushqimi vinte nga pallati i nënës mbretëreshë në një kuti të mbyllur sepse ai kishte besim vetëm tek Sadija.
Zakonisht ushqimi përbëhej nga specat, oriz me mish, komposto frutash, djathë i bardhë, bukë e zezë dhe byrek me djathë e arra. Ushqimi i tij i preferuar ishin patëllxhanët e mbushur” citohet më tej në libër./hej.al