Ngjyra e vitit është shpallur “Peachy Fuzz”, që në shqip është ngjyrë pjeshke e pushëzuar.
“Evokon atmosfera qetësie, duke na ofruar një hapësirë për të qenë, ndjerë, shëruar dhe lulëzuar, qoftë duke kaluar kohë me të tjerët apo duke shijuar një moment vetmie”, thotë Leatrice Eiseman, drejtore e Institutit Pantone Color.
Kjo nuancë shënon 25 vjetorin e “Ngjyrës së Vitit”, shpallur nga kompania amerikane e specializuar në katalogimin dhe prodhimin e ngjyrave. Për vitin e ardhshëm, ky ton i ngrohtë dhe i butë do të dominojë në shkallën e ngjyrave, një nuancë pjeshke mes rozës dhe portokallisë.