Edhe nëse nuk e keni lexuar kurrë Proustin, mund të mendoni se ka një lidhje të fortë midis Madeleines, një tortë e vogël, në formë guacke dhe kujtesës. Rreth 50 faqe nga gjiganti prej 3000 faqesh i romanit “Kujtimi i gjërave të së kaluarës”, autori përshkruan një vërshim kujtimesh që i kthehen me kafshatën e parë të kësaj paste të vogël franceze.
Gazetarja Iva Tiço ka përgatitur Madeleine me çokollatë, të cilat duken shija e përsosur e pasdites në krah të një filxhani çaji.
“Ka ca ëmbëlsira që futen në fondin e artë të kujtesës për shkak të shkrimtarëve. Madeleines është një prej tyre, qëkur Marsel Proust e bëri pjesë të “Në kërkim të kohës së humbur”. Libri është sfidues. Ëmbëlsira, gjëja me e thjeshtë në botë. Gjithmonë i kisha bërë këto guacka me mjaltë, por tani jam e bindur që këto me çokollatë u kthyen në të preferuarat e mia për të shoqëruar çajin.”,shkran ajo./hej.al