Aduhet të pyesni kamerierin për një rekomandim teksa jeni në restorant? Shefi i famshë i kuzhinës Gordon Ramsay tha:
Vërtet varet nga restoranti, por kamerierët zakonisht provojnë shumicën e pjatave në menu dhe mund t’ju japin një pasqyrë se çfarë ka shtuar kuzhinieri ose çfarë pëlqejnë vendasit. Duke udhëtuar, kam marrë shumë rekomandime të shkëlqyera nga kamarierët.
Çfarë nuk duhet të porosisni kurrë në një restorant? Ramsay vijoi:
Pyesni se cila ishte pjata e djeshme e ditës, para speciales së sotme dhe kuptohet se çfarë nuk duhet të porosisni.
Gordon është një kuzhinier i famshëm britanik, yll televiziv dhe sipërmarrës. Ai fitoi famë botërore falë aftësive të tij në kuzhinë, kritikave të ashpra dhe shfaqjeve televizive.
Ai mori arsimin e tij në fushën e kuzhinës në Londër dhe Francë dhe më vonë punoi në restorante të njohura, duke përfshirë atë në Royal Hospital Road në Londër, ku mori tre yje Michelin. Ai u bë i njohur edhe për komentet e tij në emisionet e kuzhinës si “Hell’s Kitchen”, “Kitchen Nightmares” dhe “MasterChef”.
Përveç karrierës së tij në kuzhinë, Ramsay zotëron një numër restorantesh në mbarë botën, me disa yje Michelin./hej.al