Shkencëtarët kanë zbuluar se gjenet e trashëguara parahistorike rrisin tendencën për t’u ngritur herët, zakon i dobishëm për vendet ku dita është më e shkurtët gjatë dimrit. Personat që shkojnë herët në shtrat dhe çohen herët në mëngjes, mund ta kenë marrë këtë zakon nga paraardhësit e tyre të lashtë ose të paktën Neandertalët, thonë shkencëtarët.
(Neandertali njihet me emrin shkencor të Homo neanderthalenza. Ishte një hominid që u zhvillua kryesisht në Evropë nga rreth 230.000 vjet më parë në rreth 28.000 vjet më parë. Njihet me emrin Neandertal dhe ndryshe nga speciet e tjera të gjinisë Homo është zhvilluar ekskluzivisht dhe ka jetuar në kontinentin Evropian).
ADN-ja e trashëguar nga paraardhësit tanë me vetulla të trasha mund të kontribuojë në tendencën e disa njerëzve për të shkuar në shtrat më herët se të tjerët. Ndërsa shumica e gjeneve që njerëzit modernë fituan përmes ndërthurjes së lashtë janë zhdukur nga evolucioni, një pjesë e vogël mbetet, me shumë mundësi sepse ato ndihmuan njerëzit e hershëm modernë të përshtateshin me mjedisin e ri kur u larguan nga Afrika për në Euroazi.
“Duke analizuar pjesët e ADN-së së Neandertalit që mbeten në gjenomet moderne njerëzore, ne zbuluam një prirje të habitshme”, tha John Capra, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko.
Shumë prej tyre prekën gjenet që rregullojnë orët e trupit tek njerëzit modernë, në shumicën e rasteve duke rritur prirjen për të qenë një person i mëngjesit, theksoi ndër të tjera Capra.
.
Homo sapiens migruan nga Afrika në Euroazi rreth 70,000 vjet më parë. Me të mbërritur, ata takuan Neandertalët, të cilët tashmë ishin përshtatur me jetën në klimën më të ftohtë, pasi kishin pushtuar territorin qindra mijëra vjet më parë. Falë ndërthurjes midis grupeve, njerëzit sot mbajnë deri në 4% të ADN-së së Neandertalit, duke përfshirë gjenet që lidhen me pigmentimin e lëkurës, flokët, yndyrën dhe imunitetin. Capra dhe kolegët e tij analizuan ADN-në nga njerëzit modernë dhe Neandertalët dhe zbuluan se variante të ndryshme gjenetike ishin të përfshira në orët e trupit, ose ritmet cirkadiane, të dy grupeve. Meqenëse paraardhësit e njerëzve modernë u çiftuan me Neandertalët, ishte e mundur që disa njerëz sot të mbanin variantet e Neandertalit. Për të kontrolluar, studiuesit iu drejtuan UK Biobank, e cila mban informacione gjenetike, shëndetësore dhe të stilit të jetesës për gjysmë milioni njerëz. Jo vetëm që shumë njerëz i mbanin këto variante por gjenet ishin të lidhura vazhdimisht me zgjimin herët, shkruajnë shkencëtarët në Biology and Evolution Genome.
Por të jesh një person i mëngjesit nuk kërkon gjene të Neandertalit!
Qindra gjene të ndryshme ndikojnë kur njerëzit flenë dhe zgjohen, dhe ka gjithashtu shumë ndikime mjedisore dhe kulturore. Në përgjithësi, gjenet e Neandertalit kanë vetëm një ndikim të vogël. Capra dyshon se shumë njerëz modernë mbartin gjenet e Neandertalit sepse ata ndihmuan paraardhësit e tyre të përshtateshin me jetën./hej.al