Dhurimi në festat e fundvitit është mundësia më e mire që t’i tregoni më të dashurve tuaj se sa mendoni dhe kujdeseni për ta. Nëse ende nuk keni bërë zgjedhjen tuaj, ne do t’ju sygjerojmë disa ide për të bërë dhuratën perfekte për të më të dashurit tuaj.
1. Bëni një listë me opsione
Pasi keni vendosur që t’i bëni dhuratë dikujt, atëherë kjo do të thotë se ju jeni i afërt me atë person dhe e njihni personalitetin e tij. Kjo është një mundësi e mire për t’i listuar disa nga gjërat që ai apo ajo ka përmendur se do të dëshironte t’i blinte. Ju tanimë mund të formuloni listën duke u bazuar në shijet e personit në fjalë.
2. Bli duke menduar për shijen e tyre, jo për veten
Mesazhi i dhuratës duhet të jetë një shenjë vlerësimi që ju keni për personin në fjalë. Prandaj, pyesni veten se çfarë i nevojitet personit në fjalë dhe ku mund ta blini atë. Në këtë mënyrë ju do ta personalizoni dhuratën dhe do të jepni sinjalin, se me të vërtetë jeni munduar për ta gjetur dhuratën perfekte për të.
3. Merrni kohën e duhur për ta zgjedhur dhuratën
Koha dhe mundimi nëpër të cilin ju do të kaloni gjatë gjetjes së dhuratës perfekte për Krishtlindje apo edhe për Vitin e Ri, është një periudhë shumë emocionale dhe e argëtuese në të njejtën kohë. Blerja e një dhurate në momentin e fundit do të thotë që personi apo personat që do të pranojnë dhuratë nga ti, nuk kanë qenë prioriteti yt.
Të gjithë kemi shumë punë për të bërë dhe vende në të cilat duhet të shkojmë patjetër, por kjo nuk e justifikon faktin që ju nuk keni marrë mundimin për ta bërë dike të lumtur për festat e fundvitit.
4. Dekorojeni dhuratën
Ky proces nuk përfundon vetëm me zgjedhjen e dhuratës. Tani është koha e mbështjelljes së saj me letër dekoruese. Tingëllon bukur, apo jo? Sigurisht që po. Kjo është pjesa ku më së shumti do të argëtoheni./hej.al