Trendet e TikTok-ut vijojnë të na mahnisini dhe ky i fundit, është kaq i bukur dhe artistik, sa do të të fiksojë edhe ty. Këtë tendencë e nisi Eva Larosa, e cila krijoi “buzët diamant”, duke përdorur pikërisht një produkt që shkëlqen. Pasi ke krijuar një bazë nude, me produktin në fjalë, që mund të jetë glitters, highlighter, apo gjithçka që ti do, lyen pjesën e sipërme dhe të poshtme, në qendër të buzëve. Ajo që përfiton është shkëlqimi dhe një pamje shumë unike. /hej.al