Kur blejmë lodra, shpesh duam të zgjedhim diçka argëtuese. Por a mund të jenë edhe të rrezikshme disa prej tyre?
Sipas mjekëve të dhomës së urgjencës, ato mund të jenë. Në një video që u bë virale në TikTok, Meghan Martin, një mjeke e urgjencës pediatrike në Spitalin e Fëmijëve Johns Hopkins në Shën Petersburg, tha se disa dhurata mund të çojnë fëmijët në urgjencë.
Çdo lodër me rruaza uji
Rruazat e ujit, sipas Martin, shpesh tregtohen si ‘lodra shqisore’, por rreziqet që ato paraqesin janë të mëdha.’Janë polimere që nëse gëlltiten, mund të fryhen,’ shpjegoi Martin. “Ato mund të shkaktojnë gjëra të tilla si probleme të zorrëve. Ato mund të ngecin në rrugët e frymëmarrjes gjithashtu.
Lodra me magnet dhe bateri si butona
Lodrat me magnet ose bateri si butona ose monedha janë të rrezikshme për mbytje, por shumë prindër nuk e dinë se mund të shkaktojnë dëmtime të rënda të brendshme apo edhe vdekje.Gëlltitja e baterive me butona gjithashtu mund të çojë në djegie, tha ajo. Kjo ndodh kur një bateri e butonit bie në kontakt me pështymë ose lëngje të tjera trupore. Rryma në bateri shkakton një reagim që mund të djegë një vrimë në inde.
Skutera elektrikë
Mos blini automjete elektrike si skuter dhe hoverboard për fëmijë, thonë mjekët e dhomës së urgjencës dhe ekspertët e sigurisë. Ata mund të ecin shpejt dhe kjo mund të çojë në thyerje të kockave. Këto fraktura zakonisht mund të rivendosen në dhomën e urgjencës, por mund të kërkojnë kirurgji në raste më serioze, tha Combs.
Trampolinat
Edhe pse fëmijët i duan, trampolinat janë një shkak i zakonshëm i një game të gjerë lëndimesh. Më të zakonshmet janë kyçet e këmbëve të ndrydhura dhe krahët e thyer. Kjo zakonisht ndodh, kur më shumë se një fëmijë kërcejnë dhe ata përplasen me njëri-tjetrin.
Lëndimet mund të ndodhin gjithashtu nga rënia mbi sustat ose kornizën e trampolinës, rënia nga trampolina ose tentimi i rrokullisjeve ose marifeteve të tjera “të rrezikshme” dhe ulja e gabuar, shtoi Cohen.
Hedhës raketash
Lodrat që gjuajnë, të tilla si raketahedhës, armë lodrash ose llastiqe, mund të shkaktojnë lëndime të ndryshme, duke përfshirë edhe sytë. Lodra mund të fiket pa dashje gjatë lojës, duke lëshuar një predhë dhe duke dëmtuar syrin e fëmijës, duke shkaktuar një dëmtim të rëndë nga afër, tha Combs./thewashingtonpost/ hej.al