Na ndajnë pak ditë nga festat e Krishtlindjeve, dhe pothuajse të gjithë kanë zbukuruar të gjitha hapësirat e shtëpisë së tyre. Të nisur nga pema, dhoma ndenjes, kuzhina dhe ballkonet, sigurisht që dhe dhoma e gjumit kërkon një vëmendje të veçantë përgjatë këtyre festave. Nëse ju keni rregulluar gjithçka deri tani, por s’keni gjetur modelin e duhur që do ju pëlqente për dhomën tuaj të gjumit, ne të dritare.net do ju tregojmë disa ide fantastike.
E rëndësishme është të dini se ngjyra që duhet të dominojë është e kuqja. Çarçafë të trashë dimri, në ngjyrë të kuqe, dhe me detajet e pemës së krishtlindjeve, kristaleve të borës, apo fjongove të ndryshme, janë gjithçka çfarë ju duhet për të krijuar në dhomën tuaj të gjumit, atmosferën e Krishtlindjeve.
Perdet gjithashtu mund t’i shtoni me detaje Krishtlindjesh, në ngjyrë të kuqe do duhej një kombinim i zgjuar, por do ngjajë këndshëm edhe një perde e bardhë që mund ta keni pasur më parë në shtëpi.
Një tapet, apo disa rrugica të formave të ndryshme në ngjyra që i përkasin Krishtlindjeve, do ishin perfekte për të plotësuar magjinë e vërtetë të këtyre festave.
Shikoni të gjitha fotot në galerinë më poshtë sepse jemi të sigurt që keni për të marrë idetë që po kërkonit deri më tani, për zbukurimin e dhomës tuaj të gjumit./