Elsa Lila është sërish pjesëmarrëse në edicionin e 62-të të “Festivalit të Këngës” dhe njëjtë si vitin e kaluar, njerëzit s’e kuptojnë tekstin e këngës “Mars”, megjithatë, shumë komentues e pëlqejnë performancën e saj, madje mendojnë se duhet të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.
Elsa, vitin e kaluar me “Evita” dhe këtë herë me “Mars”, një këngë e cila i kushtohet ditëve në qeli, kur u arrestua si e dyshuar për trafik droge për Itali.
Shumë komente në YouTube e kanë vlerësuar këngën, ndërsa të tjerë nuk e kanë kuptuar tekstin e saj. Elsa, në një postim në Instagram, ka publikuar tekstin e këngës. /hej.al