Moderatorja Enxhi Nasufi ka folur për herë të parë në lidhje me jetën e saj private, duke pohuar se i ka dhënë fund një historie dashurie që ka zgjatur rreth 7 vite. Enxhi ka pohuar se kjo ndarje i ka ndryshuar jetën, pasi ka qenë ndër personat më të rëndësishme për të.
“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara Dancing kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7 vitesh.
Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, ka treguar ajo./hej.al