Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë çifti më i komentuar i muajve të fundit. Kur të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, dy protagonistët vijojnë të heshtin.
Por gjithsesi, çdo detaji shikohet me lupë. Para disa ditësh, ata ishin së bashku pasi festuan ditëlindjen e Poem. Ndonëse në foto nuk u shfaqën të tre askund, të paktën publikisht, në rrjetet sociale u publikuan momente të ndryshme që i tregonin të dy të pranishëm.
Tani, një veprim i vëllait të Sarës ka tërhequr sërish vëmendje.
Ai ka postuar një video në Snapchat duke dëgjuar një këngë të Ledrit, “Mrena” në bashkëpunim me Lumi B./hej.al