Gjatë festave të fundvitit ne mblidhemi në tryezat familjare dhe bisedojmë edhe me të afërm të cilët mund të mos kemi kohë t’i shohim. Çdo vit ka momentet e veta të mira dhe të këqija. Momente që të bëjnë të ndihesh mirënjohës dhe momente që të bëjnë të ndihesh i zhgënjyer. Në çdo rast, është e rëndësishme të ruani në mendje gjërat e mira dhe pse jo t’i ndani momentet e bukura me njerëzit e zemrës.
Zakonisht udhëtimet dhe ekskursionet na japin shumë histori për të ndarë dhe janë një temë e përshtatshme për të hapur një bisedë të bukur me familjarët. Mos hezitoni të diskutoni me të moshuarit e familjes se çfarë mësimesh të rëndësishme kanë nxjerrë nga jeta, por edhe nga vitet që kanë kaluar.
Për t’u afruar me njerëzit që duam, është e rëndësishme të tregojmë një anë më të ndjeshme të vetes. Çfarë ishte ajo që na e bëri të vështirë? Çfarë ishte ajo që madje na shqetëson dhe na duhet, përveçse ta ndajmë, të dëgjojmë edhe dy-tre këshilla për të? Pra, mos hezitoni të ndani edhe disa nga problemet tuaja. Çdo vit ka diçka që keni bërë për herë të parë. Qoftë të shkosh në një vend ku nuk ke qenë kurrë më parë, apo edhe të provosh diçka për herë të parë, është mirë të ndash gjëra të reja me njerëzit e tu./hej.al