18-vjeçarja Drita Ziri është një prej femrave më të bukura shqiptare, dhe sot ajo është shpallur ”Miss Earth 2023”, event që u mbajt në Vientam me pjesëmarrjen e 85 vajzave nga mbarë bota.
Një sukses i madh ky për Zirin, por edhe për Shqipërinë që fiton për herë të parë një kurorë në një garë bukurie.
Me bukurinë dhe fizikun e saj perfekt, Drita Ziri, ka tërhequr vëmendje si një prej modeleve më të bukura, duke e përfaqësuar më së miri flamurin kuqezi në Azi. Modelja nga Fushë-Kruja është e bija e një personazhi të njohur në sportin shqiptar, Blerim Zirit, gjyqtarit të futbollit./hej.al