Orët e fundit të 2023 po ikin dhe tashmë nis numërimi mbrapsht për një vit të ri me shpresa, ide dhe aspirata të reja. Viti i Ri 2024 është përqark dhe festat në familje, koncertet tashmë kanë filluar. Është koha për të blerë dhurata, gjëra të mira për familjen dhe miqtë tuaj, për t’u treguar dashurinë ndaj tyre.
Por dhurata gjithmonë mbetet një dilemë.
Jonida Aliçkolli, Eraldo Rexho dhe Jola Hysaj ishin të ftuar këtë të shtunë në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus për të treguar rreth dhuratave që duhet të bëjmë në fundvit për të gjithë të dashurit.
Eraldo Rexho u shpreh se ai kryesisht bën dhurata, të cilat së pari i pëlqen edhe vetë, me këtë metod deri më tani ka pasur sukses. Gjithashtu ai tha se dhuratën ideale çdo njeri ia bën vetes.
Gazetarja Aliçkolli tha se kryesisht ajo dhuratat ia kërkon bashkëshortit dhe atij i drejtohet për dëshirat e saj me dhuratat. Gjithashtu ajo tregoi zbukurimet e veçanta, të cilat i kishte përgatitur nëna e saj.
Hysaj tregoi se Krishtlindja e parë e vajzës së saj ishte viti kur mori dhuratën e saj më të çmuar.
“Megjithëse një vit i vështirë, pasi atë vit unë humba babain, sërish vajza ime erdhi në jetë dhe këtë e quaj dhuratën më të madhe.”, u shpreh ajo./hej.al