Besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë Krishtlindjet. Për shumicën e njerëzve, kjo është dita që simbolizon lindjen e Krishtit.
Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Lindja e Krishtit është një nga dy festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë së krishterë. Krishtlindja simbolizon për besimtarët paqen dhe fuqinë, triumfin e të mirës mbi të keqen, drejtësisë mbi ligësinë. Besimtarët katolikë i bashkohen kishave per t’u lutur në meshën e mesnatës.
E ndersa atmosfera qe e shoqeron kete feste eshte ajo qe ndikon me shume tek ne. Drita të ndezura dhe vendosja e një peme të Krishtlindjes të mbushur me zbukurime sentimentale. Për fëmijët kjo është koha e parashikimit të asaj që Santa do të sjellë kur të zbresë nga oxhaku, me shpresën për të qenë në listën e bukur te dhuratave./hej.al