U çuditët pasi morët dhuratën për festat e fundvitit nga një pjesëtar i familjes apo mik? Nëse jeni zhgënjyer mjaftueshëm, kjo nuk do të thotë që reagimi juaj të jetë në të njëjtat tone, kjo për të mos lënduar ndjenjat e personit që ju vlerësoi përmes një dhurate.
Si duhet të reagoni sipas ekspertëve të etikës, nëse jeni i/e zhgënjyer nga dhurata që keni marrë?
Jini të sinqertë. Nëse dikush ju ka dhënë një pajisje kuzhine, që ju e dini që nuk do ta përdorni kurrë ose një veshje që thjesht nuk ju përshtatet, mund të pyesni me mirësjellje nëse ka ndonjë mundësi ndërrimi në dyqan.
Nëse është një këmishë që nuk ju shkon, ju mund të thoni, “Oh, kjo është shumë e bukur. Por, nuk e di nëse do e kishit problem që ta ndërroja me masën e duhur?”.
Nëse jeni adhurues i kafesë, por keni marrë dhuratë një kuti me bustina çaji, dhurimi mund të jetë gjëja e duhur për t’u bërë. Nëse vendosni të ricikloni dhuratën, ju mund t’ia dorëzoni dikujt jashtë grupit të miqve të personit që e ka bërë dhuratën origjinale. Në këtë mënyrë, ai/ajo nuk do të lëndohet./hej.al