Një dyqan luksoz japonez ka kërkuar falje për dorëzimin e qindra ëmbëlsirave të Krishtlindjeve me luleshtrydhe.
Rreth 807 nga rreth 2,900 ëmbëlsira me luleshtrydhe të dorëzuara në prag të Krishtlindjes u dëmtuan në mbërritje, duke shkaktuar një reagim të ashpër në mediat sociale.
Takashimaja tha të mërkurën se kishte “tradhtuar pritshmëritë e shumë njerëzve” dhe po merrte përgjegjësinë.
Drejtori i lartë menaxhues Kazuhisa Yokoyama u përkul thellë në një konferencë shtypi në Tokio për të treguar pendim.
Ndërsa kombi aziatik nuk është kryesisht katolik, japonezët festojnë Krishtlindjet duke shkëmbyer dhurata dhe duke ndarë vaktet festive me të dashurit.
Ngjyrat e kuqe dhe të bardha, si në një tortë me luleshtrydhe, përfaqësojnë festën. Përveç ëmbëlsirave, japonezët shërbejnë edhe pulë të skuqur KFC në prag të Krishtlindjeve.
Torta me luleshtrydhe e Takashimaya ka shtresa me luleshtrydhe të freskëta, të mbuluara me krem të bardhë. Tortat kushtojnë 5,400 jen (38 dollarë; 29 £) secila.
Por shumë nga ëmbëlsirat u dërguan klientëve në një gjendje të keqe./cnn/hej.al