Gjeli i detit është një nga sfidat më të mëdha të një amviseje për menunë e vitit të ri.
Me të, një amvisë mund të shkrijë talentin por mund të përjetojë një ankth të mirëfilltë. Më poshtë do të gjeni një listë këshillash dhe rekomandimesh që gjeli i detit të gatuhet dhe serviret me mjeshtëri.
Së pari, sigurohuni që gjeli i detit është i madh mjaftueshëm sa për t’u futur në furrë.
Në këtë të fundit, gjeli duhet të ketë hapësirën e nevojshme për të përthithur nxehtësinë e përvetësuar lëngjet e yndyrnat shtesë.
Nëse një amvisë e di peshën e saktë të gjelit, ajo do të përllogarisë kohën e nevojshme në gatim dhe të shmangë gjasat e tharjes së tij.
Pas daljes nga furra, gjeli i detit ka nevojë për kohë që të rrijë në temperaturë ambienti.
Për shembull nëse gjeli peshon diku nga 4 në 6 kilogramë, atëherë ai duhet të qëndrojë në temperaturë ambienti për 1 orë e gjysmë.
Nëse gjeli peshon mbi 6 kilogramë atëherë ai duhet të qëndrojë për 2 orë.
Gjeli gatuhet mirë në furrën e ngrohur në 180 gradë.
Një gjel që peshon nga 4 në 5 kilogramë ka nevojë për 2 deri në 2 orë e gjysëm që të piqet siç duhet.
Një gjel që peshon nga 5 deri në 6 kilogramë ka nevojë për 2 orë e gjysëm deri në 3 orë për tu pjekur.
Gjeli me peshë nga 6 deri në 7 kilogramë gatuhet për 3 deri në 3 orë e gjysmë.
Gjeli që peshon nga 7 deri në 8 kilogramë piqet në furrë për 3 orë e gjysmë deri në 4 orë.
Gjeli me peshë nga 8 deri në 9 kilogramë kërkon 4 orë deri në 4 orë e çerek pjekje.
Një gjel që peshon nga 9 deri në 10 kilogramë duhet të piqet nga 4 orë e çerek deri në 4 orë e gjysmë.
Furra duhet ndezur të paktën 20 minuta përpara gatimit.
Fundin e tepsisë duhet ta shtroni me perime sipas dëshirës dhe qepë të cilat do të zbuten me lëngun e gjelit.
Gjeli duhet mbështjellë me letër pjekjeje kur të futet në furrë.
Letra e pjekjes duhet hequr një orë përpara nxjerrjes së gjelit nga furra.
Kështu, lëkura e tij do të marrë një ngjyrë të kafenjtë.
Pas pjekjes, ju mund ta mbështillni gjelin lirshëm me letër alumini dhe ta mbani të mbuluar për të paktën një orë.
Gjatë kësaj kohe ju mund të piqni patatet në furrë ose bëni garniturat e nevojshme./agroweb