Një shkrepje e Hënës nga një fotograf italian nga Torino është vlerësuar me çmimin “Fotografia e Ditës së Astronomisë” për Krishtlindjet 2023 nga NASA. Valerio Minato bëri një foto magjike të Nënës, të përafruar në mënyrë të përkryer me kupolën e Bazilikës së Superga në Torino dhe majën e Monte Viso, mali më i lartë në Alpet Cottian. Fotografi zbuloi se idenë për këtë foto të veçantë e kishte në vitin 2017 dhe që atëherë filloi obsesioni i tij për të kapur Hënën me tempullin dhe malin në të njëjtën foto. Ai madje zbuloi se iu deshën gjashtë vjet për të kapur foton perfekte./hej.al