Giovanni Ferrero është njeriu më i pasur në Itali dhe i 32-ti në botë me 39 miliardë dollarë në kasafortë. Ai ia kalon aseteve të John Mars, presidentit të perandorisë amerikane të çokollatës, i 33-ti ultra në botë me një pasuri prej 38 miliardë dollarësh. Kjo është sipas listës së miliarderëve të përditësuar nga Forbes.
Më i pasuri në botë është ende Elon Musk.
Pas vdekjes së Leonardo Del Vechio, Giovanni Ferrero, 59 vjeç është president ekzekutiv i Alba, autor i 8 romaneve, nuk ka rivalë në Itali falë rritjes së pasurisë së tij nga 23 në 39 miliardë në 5 vitet e fundit. Kompania e tij bën përveç Nutellës, edhe çokollatat Ferrero.
Njeriu i dytë më i pasur në Itali është Giorgio Armani me 13 miliardë, i treti është Piero Ferrari me 7.6 miliardë./hej.al