Nata e Vitit të Ri festohet gjerësisht në botë. Edhe në vendin tonë kjo është një ndër festat e preferuara të njerëzve, kur ata për një ditë mundohen të harrojnë të gjitha streset dhe të kalojnë mirë në shoqërinë e njerëzve të dashur. Mes shumë traditave që e shoqërojnë këtë festë, siç janë bakllavaja, gjeli i detit dhe mbushja e tryezës plot me ushqime të mira, ekzistojnë edhe shumë bestytni, të cilat dashur pa dashur i besojmë.
Disa bestytni i kemi të dëgjuara nga gjyshet, disa të tjera i kemi huazuar nga vendet e tjera, por shumë njerëz i respektojnë. Cilat janë disa prej këtyre bestytnive, që njerëzit besojnë për natën e ndërrimit të viteve?
Gatimi i thjerrëzave
Bestytnia e gatimit të thjerrëzave vjen nga Italia dhe simbolizon monedhat, pasi në antikitetin romak dhurohej gjithmonë një çantë me thjerrëza duke shpresuar që ato të shndërroheshin në monedha.
Hapja e një kokrre shege
Një kokërr shegë e hapur dhe e vendosur mbi tryezën e shtëpisë mendohet të sjellë mbarësi. Grekët mendojnë se ky frut është fatsjellës për nisjen e vitit. Ata e përplasin shegën në derën kryesore të shtëpisë dhe sa më shumë kokrra të dalin prej saj, aq më i mbarë do të jetë viti.
Konsumimi i rrushit
Në Spanjë njerëzit konsumojnë 12 kokrra rrush natën e Vitit të R, nga një kokërr për çdo muaji. Sipas tyre ky frut simbolizon bollëkun.
Viti i Ri nuk duhet t`ju gjejë me borxhe
Shumë njerëz mendojnë se nëse Viti i Ri ju gjen me borxhe, edhe vitin që vjen do ta kaloni duke marrë borxhe.
Mos e mbaroni të gjithë pjatën
Viti i Ri duhet t`ju gjejë me tavolinën plot, kështu që kujdesuni që të lini diçka në pjatë dhe të mos i konsumoni të gjitha para se ora të shënojë 00:00./hej.al