Një djalë i ri ka kaluar pesë ditë duke mbuluar shtëpinë e tij me mbi 100 pako me letra dekoruese. Maks Majewski nga Leborku i Polonisë, por që tani jeton në Londër, shpenzoi 220 funte për 114 pako me letra dekoruese. 20-vjeçari postoi videon në rrjetet sociale për të dokumentuar punën e tij, ku shihet duke e mbuluar pothuajse çdo orendi me letrën dekoruese, duke filluar nga kuzhina e deri tek dhomat e gjumit.
Nëna e tij Anna mbeti e habitur kur u fut në shtëpi dhe pa se çfarë kishte bërë djali i saj. Ndërkaq motrat e Maksit, Julia dhe Suzie dukeshin shumë të lumtura me këtë shpirt festiv. Videoja është shikuar nga më shumë se tre milionë njerëz dhe shumica e tyre mbetën të habitur me përkushtimin e tij për ta befasuar dhe surprizuar në mënyrë më të veçantë familjen e tij.