Kur ulesh në një tavolinë, në mbledhje apo në një darkë qejfi, ku e mban telefonin? Nëse e mban në dorë, ose në tavolinë automatikisht u jep të pranishmëve një mesazh që nuk është aspak i bukur.
Kjo video do t`ju ndryshojë mënyrën se si e keni menduar deri tani…
“Dua t`ju tregoj diçka
Kjo është fuqia psikologjike e pajisjes elektronike
Si të duket sikur unë të ulem përballë teje dhe të mbaj telefonin në dorë? Nuk po bën zhurmë, nuk po bën bip. Nuk po më merr askush, por thjesht po e mbaj në dorë.
A mendon se ti je më i rëndësishmi për mua në këtë moment?
Jo, nuk je dhe as nuk e mendon që je.
Kur ulemi në një mbledhje, ose qoftë edhe kur dalim me familjen për një darkë dhe vendosim telefonin në tavolinë, i dërgon mesazhin psikologjik kujtdo që është në tavolinë, se ju nuk jeni gjëja më e rëndësishme për mua tani.
Dhe jo, të vendosurit e telefonit me përmbys nuk të bën më të sjellshëm.
Vendose në aeroplan, që asnjë zhurmë njoftimi që vjen mos të të bëjë tundojë ta prekësh dhe madje fute diku në çantë. Pra vendose në një vend ku nuk e shikon.
Kështu duhet të ndërveprojmë me njerëzit. T`i japim vëmendjen e plotë. Se ideja nuk është që të dëgjojmë fjalët që ata thonë, por që ata të ndihen të dëgjuar.
Nëse zgjohesh në mëngjes dhe kontrollon telefonin përpara se t`i thuash Mirëmëngjes njeriut që ke aty pranë në krevat, ti me shumë mundësi ke një problem. Nëse merr telefonin me vete, në çdo dhomë ku shkon, me siguri ke një problem.
Dhe ashtu si çdo varësi, sa më shumë të shkëputesh, aq më mirë.
Nëse shkon në një darkë, nuk të duhet katër telefona me vete. Një lëre në shtëpi, një në makinë. Do ta kesh gjithmonë e më të lehtë për t`ju larguar. Si çdo varësi, kërkon punë për t`u shkëputur prej saj”./hej.al