Pamela Anderson vazhdon të fotografohet pa grim. Sipas ABC News, këtë herë ajo ka pozuar për objektivin e Davit Giorgadze për koleksionin pranveror të Proenza Schouler.
Në një nga fotot e publikuara nga marka e famshme në Instagram, ylli 56-vjeçar ulet në një karrige metalike e veshur me një pallto të zezë dhe një pantallona saten, flokët e hedhur mbrapa për të nxjerrë në pah një fytyrë të freskët dhe pa make-up.
Gushtin e kaluar, në një intervistë për Elle, aktorja tha se vendimi i saj për të mos bërë makijazh erdhi menjëherë pas vdekjes së shoqes së saj të ngushtë dhe artistes së grimit Alexis Vogel nga kanceri i gjirit./hej.al