Momenti i heqjes së bredhit të Vitit të Ri është më i trishtueshmi pas shkëlqimit të festave për çdo shtëpi. Të ftuarat në Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizionplus treguan si i paketojnë çdo vit zbukurimet e bredhit për t’i përdorur më pas edhe në herë të tjera.
Gazetarja Tiço u shpreh se ajo e përjeton shumë largimin e pemës, prandaj mundohet të ndjekë një ritual të caktuar dule gatuar ëmbëlsira dhe gatime të shijshme po atë ditë.
“Tradita italiane e ka që ditën e largimit të pemës ata gatuajnë lazanja, ndërsa francezët gatuajnë ëmbëlsira. Kjo largon disi trishtimin që na përcjell largimin e shkëlqimit të pemës së Vitit të Ri.”,u shpreh ajo.
Të ftuarat u shprehën se ato çdo vit i paketojnë topat dhe zbukurimet e Vitit të Ri duke i organizuar në kuti të veçanta, sipas ngjyrave dhe madhësive të tyre. / hej.al