Kur bëjmë plane për vitin e ardhshëm, ka gjithmonë një vend në listën tonë për të kyrsyer para.
Të gjithë e kemi provuar, edhe pse shpesh nuk ia kemi arritur dot. Kështu për ta realizuar planin në 2024-ën, me teknologjinë dhe pak marifete, mund t’ia dalim të kursejmë një shumë parash pa u ndier të limituar duke mos plotësuar kërkesa të tjera.
Gjeni një aplikacion që t’ju mbajë larg nga shpenzimet e panevojshme.
Festoni me zgjuarsi. Një ide e mirë është të ftoni gjithë miqtë tuaj duke iu kërkuar të sjellin një gatim të veçantë apo pije secili prej tyre. Jo vetëm që nuk do shpenzoni, por ka për të qënë tepër argëtuese.
Shkoni në evente pa pagesë (ose me gjysmë çmimi). Përpiquni të kapni ofertat dhe qëndroni në kontakt me të gjitha aktivitetet që ju interesojnë.
Përvishni mëngët dhe futjuni punës. E kemi fjalën për veshjet. Nëse nuk doni të blini diçka të re, por në të njëjtën kohë ju nevojitet, atëhere kërkoni në YouTube projektet e njohura si DIY (do-it-yourself). Do habiteni çfarë mund të krijoni nga rrobat tuaja të vjetra./hej.al