Të gjesh kohën ose motivimin për të lexuar një libër prej 300 faqesh pas një dite rraskapitëse nuk është e lehtë. Por leximi është një nga mënyrat më të mira dhe më të përballueshme për t’u bërë një version më i mirë dhe më i lumtur i vetes.
Shumë nga liderët më të suksesshëm të biznesit në botë, nga Bill Gates te Warren Buffett, janë bibliophile(personat që duan librat) krenarë, duke përmendur leximin si një zakon të rëndësishëm për të ndezur kreativitetin dhe për të zgjeruar të kuptuarit për botën.
Këto pesë tituj frymëzues dhe jo-fiction janë rekomanduar nga Gates, Buffett dhe udhëheqës të tjerë:
‘The Inner Game of Tennis: The Classic Guide to the Mental Side of Peak Performance’-Nga W. Timothy Gallwey, rekomanduar nga Bill Gates
‘The Outsiders: Eight Unconventional CEOs and Their Radically Rational Blueprint for Success’- Nga William N. Thorndike, rekomanduar nga Warren Buffett
‘Conflicted: How Productive Disagreements Lead to Better Outcomes’-Nga Ian Leslie, rekomanduar nga Adam Grant
‘The Power of Starting Something Stupid’ Nga Richie Norton, rekomanduar nga Brené Brown
‘How to Win Friends and Influence People’- Nga Dale Carnegie, rekomanduar nga Barbara Corcoran