Një lajmë i papritur vjen nga ekspertët botërorë për gjeneratën që u rrit pa internet. E kemi fjalën për gjeneratën X. (gjeneratën që përkufizohet përgjithësisht si njerëz të lindur nga 1965 deri në 1980) Ata do e braktisin mediat sociale dhe rrjetin e internetit në përgjithësi. Do rikthehen aty ku ishin. Do ti kthehen natyrës së tyre për jetën përpara celularëve, kur njerëzit lexonin libra në metro dhe flisnin me të panjohur ndërsa prisnin në radhë dhe bënin plane që nuk mund t’i anulonin me mesazhe. Ata do të fillojnë të braktisin mediat sociale dhe të angazhohen për të qenë simpatikë, të mprehtë dhe interesantë në jetën reale me njerëz të vërtetë në hapësira reale. L.C.Hej.al