Me dy postime në Instastory, Dafina i ka dhënë fund thashethemeve se është ndarë nga partneri i saj, Kreshnik Gergji. Ajo publikoi një foto të të dyve duke shijuar rrezet e diellit, ku shkroi: “Duke e përpiluar listën e dasmës” dhe në video ku Kreshniku përkëdhel një mace, shoqëruar me këngën “My Love”.
Zërat nisën të shtoheshin kur Dafina hoqi nga lista e personave që ndiqte në Instagram shumë njerëz, duke mbajtur follow vetëm të ëmën, Vjosa Osmanin dhe Moneyz Music. Gjithashtu, ajo fshiu edhe fotot me Kreshnikun. Menjëherë, nisën aludimet se çifti po përjeton një krizë, por nuk paska vend për panik.
Kujtojmë se 2024-a është viti kur Dafina dhe Kreshniku do të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Lajmin e ka dhënë vetë Dafina, e cila shkroi: “”Është zyrtare…Martohem në vitin 2024”./hej.al