Linda Murseli jeton në Kosovë dhe është 56 vjeçe, e apasionuar pas sportit dhe stërvitjes, gjë që e ndihmon të jetë në një super formë dhe të ketë një paraqitje fizike mjaft tërheqëse. E ftuar në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, Linda u shpreh se edhe pse ka pasur shumë paragjykime ajo e ka vazhduar pasionin e saj për fitnesin dhe ushtrimet fizike.
“Më ka ndodhur edhe herë të tjera më ka ndodhur të më krahasojnë me Jennifer Lopez, jam mësuar me këtë. Unë e ndjek prej kohësh palestrën dhe stërvitjen. Koha duhet menaxhuar dhe kështu t’i arrin të merresh me stërvitjen dhe ushtrimet, sepse kjo ndihmon më shumë në shëndetin mendor sesa në atë fizik.
Unë e tregoj hapur moshën time dhe madje jam edhe gjyshe, kujdesem shumë për mbesën time. Unë jam 56 vjeçe, por ndihem si 25.
Femrat pas lindjes e lëshojnë veten dhe nuk kujdesen më për veten e tyre, e sidomos për trupin e tyre. Por, kjo nuk duhet të ndodhi, duhet të mos gjejmë më justifikime dhe të organizohemi për t’ju kushtuar ushtrimeve si një gjë me rëndësi që duhet bërë.”, u shpreh ajo./hej.al