Big Brother Vip 3 nis më 13 janar dhe lista me konkurrentët është bërë publike, por jo vetëm. Është zbuluar edhe opinionistja që do të jetë krah Arbër Hajdarit. Bëhet fjalë për deputeten Oriela(Ori) Nebiaj. Së fundmi, ajo ka bërë edhe komentin e parë pas zbulimit të lajmit.
“Top channel është një shtëpi për mua, është familje. Jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe s’e kisha menduar se pikërisht kjo do më rikthente. E kam më të lehtë duke qenë se Arbër Hajdari ka qenë opinionist dhe në edicionet e kaluara. Media dhe parlamenti më kanë mësuar të qenit radikal, nuk mund të ketë tifozeri kur je opinonist. Asgjë personale, por i ftohtë në komentimin e asaj çka ndodh. Udhëhiqesh nga të qenit i drejtë, kurrë palë. Publiku këtë do”, ka thënë ajo.
E ndërsa në një postim ka reaguar gazetarja Dasara Karaskaj, e cila shprehet:
“Për mendimin tim gjykimi është i drejtë ose jo. Nuk mund të jetë edhe gjykim, edhe neutral. Në parlament ose shkon për të mbajtur një qëndrim aspak neutral, ose ngroh(jo karrigen tende), por vezët e një pule tjetër. Eksperienca ime modeste televizive më ka mësuar që publiku është lodhur nga karriget e opinionistëve dhe nga gjykimet e tyre “neutrale”. /hej.al