Marlene Englelhorn është trashëgimtarja fabrikave tëkimikateve BASF nga familjarët e saj. 31-vjeçarja dëshiron që pasuria e saj e madhe të rishpërndahet në të gjithë shoqërinë. Ajo ka qenë për vite me radhë e angazhuar në fushatë për një sistem taksash më të drejtë në vendin ku jeton. Engelhorn tha se:
“25 milionë euro mund të rishpërndahen, sepse shteti nuk i rishpërndan, këto para janë mbledhur sepse nuk tatohen. Domethënë i kam sepse qeveria nuk ka përmbushur mandatin e saj për të siguruar që pasuria të shpërndahet në shoqëri në mënyrë të tillë që të mos përfundojë e pabarabartë në duart e mia vetëm sepse jam në këtë botë, në këtë familje të veçantë, me këtë mbiemër.“
Asambleja do të përbëhet nga 50 qytetarë të zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Nën drejtimin e ekspertëve ata do të vendosin se si dhe kujt duhet t’i ndajnë paratë. Marlene është shprehur se nuk do të ndërhyjë aspak në këtë proces./hej.al