Tutuja e veshur nga Sarah Jessica Parker në titullin e hapjes së “Sex and the City” do të dalë në ankand.
Fundi i bardhë me tre shtresa tutu pritet të shitet për 8,000-12,000 dollarë kur të dalë në ankand më 18 janar.
Tutuja u bë një simbol i kulturës pop, pasi Parker e veshi atë në rolin e saj si Carrie Bradshaë në serialin televiziv të goditur.
Ajo u ble nga stilistja e kostumeve të shfaqjes, Patricia Field, e cila e gjeti për 5 dollarë në lagjen e veshjeve të Nju Jorkut në një kosh mbushur me rroba për të cilat nuk interesohej askush.
Field e shpjegoi zgjedhjen në librin e saj “Pat in the City: My Life of Fashion, Style and Breaking All the Rules”, një fragment i të cilit u botua në Vogue në shkurt 2023.
“Në koshin e veshjeve të shitjes – tendencat e stinëve të kaluara rrinin të hedhura pa interes. Tyli i bardhë rrinte si kreshtë e shkumëzuar e një dallge në det”, shkroi Field, duke shtuar se “ishte e sigurt se Sarah Jessica Parker do të ishte në gjendje të lidhet me këtë fund të çmendur për shkak të prejardhjes së saj si balerin”.
LEXO EDHE: Vepra ikonë e dasmës së Carrie Bradshaw do të dalë në ankand
5 mënyra që rafti juaj i këpucëve të duket si i Carrie Bradshaw
Tutuja përveçse në reklamë u shfaq gjithashtu në filmin “Sex and the City” të vitit 2008, në një skenë në të cilën Carrie po pastron dollapin e saj dhe po vendos nëse do të mbajë disa veshje.
“Mikeshat e saj Samantha, Charlotte dhe Miranda pogjykonin nëse sendet duheshin mbajtur apo hedhur. Vështrimi që ato hodhën mbi tutunë ishte një “ruajtje” unanime”.
“Sex and the City” u bazua në kolonën e gazetës Candace Bushnell me të njëjtin emër. Duke u transmetuar për gjashtë sezone, nga viti 1998 deri në 2004, emisioni HBO dha komente mbi seksin,marrëdhëniet dhe një përshkrim pozitiv të miqësive të forta femërore.(HBO është pjesë e kompanisë mëmë Warner Bros. Discovery.) Hej.al